Botë
Pesë të vdekur pas të shtënave në Karolinën e Jugut nga ish-lojtari i NFL-së
09.04.2021 09:46
Të paktën pesë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy fëmijë, në atë që policia në York County...

Të paktën pesë persona kanë vdekur, duke përfshirë dy fëmijë, në atë që policia në York County, Karolina e Jugut, e quajti një “rast i të shtënave masive” të kryer nga një ish-lojtar i Ligës Kombëtare të Futbollit.
Katër nga viktimat e të shtënave të së mërkurës erdhën nga ajo që autoritetet përshkruan si një familje “shumë të shquar dhe shumë të njohur” në komunitetin Rock Hill: Robert Lesslie, një mjek 70-vjeçar; gruaja e tij, Barbara Lesslie, 69 vjeç, dhe dy nipërit, Adah, 9 vjeç dhe Noa, 5.
Viktima e pestë, James Leëis, 38 vjeç, nga Gastonia, Karolina e Veriut po punonte në shtëpi në kohën e të shtënave.
Zyra e Sherifit të Qarkut York konfirmoi në një njoftim për shtyp për The Ëashington Post të Enjten se personi i armatosur ishte Phillip Adams, një ish-lojtar i NFL që vrau veten të enjten herët pas një kërkimi disa orë nga policia.
Hetuesja i Qarkut të York, Sabrina Gast tha se Adams, 32 vjeç, vdiq nga një “plagë e shkaktuar me armë zjarri”.
Adams është nga Rock Hill. Adams u gjet i vdekur brenda shtëpisë së babait të tij pas një mosmarrëveshje me policinë.
Babai i Adams, Alonzo, tha se djali i tij kishte qenë “një fëmijë i mirë dhe se futbolli e çoroditi atë.”
