Botë
Bullgari: Kshz shpall rezultatet përfundimtare
09.04.2021 12:04
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari ka publikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtur më 4 Prill....

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari ka publikuar rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të mbajtur më 4 Prill.
Siç njofton korespodentja e MIA-s nga Sofja, partia e kryeministrit Bojko Borisov – GERB do të ketë 75 deputetë, Partia “Ka një popull të tillë” e shoumenit dhe prezantuesit televiziv Slavi Trifonov – 51 deputetë, BSP-ja – 43, Lëvizja për të drejta dhe liri – 30, “Bullgaria Demokratike” – 27. Jehona e zgjedhësve në Bullgari ishte 50.6%, që është për 4% më pak se zgjedhjet paraprake të vitit 2017.
Sipas Kushtetuës së Bullgarisë, Presidenti Rumen Radev ka të drejtë të dorëzojë tre mandate për formimin e Qeverisë, dy partive të para që kanë marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare. Por, nëse ata nuk arrojnë të formojnë qeverinë e re , Presidenti duhet ta dorëzojë mandatin tij partive tjera. Nëse mandati i tretë është pasukses, ai atëherë shpërndan Parlamentin me dy dekrete të ndara , thërret zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe formon qeveri të përkohshme për mbajtjen e tyre
