MM: I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Zletovë është ushtar profesionist i ARM-së

25.11.2014 13:32

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së konfirmuan se i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Zletovë është ushtar profesionist i ARM-së.......

MM-ja dhe SHM-ja e ARM-së e dënojnë aktin e vrasjes së trefishtë, për shkak se i japin mbështetje të plotë dhe asistencë organeve të MPB-së, me qëllim të zbardhjes sa më të shpejtë të arsyeve dhe rrethanave, për shkak të së cilave ndodhi ngjarja tragjike në Zletovë.

Në kumtesën e MM-së përmendet se në pajtim me Rregullin për sigurim të objekteve, mjeteve materiale dhe njerëzve në ARM dhe zbatimi i tij në lidhje të përgatitjes së pjesëtarëve të ARM-së para kryerjes së detyrës, te ushtari profesionist nga ana e mjekut është konfirmuar gjendje e mirë shëndetësoe dhe psikofizike.

Në periudhën e deritanishme nga eprorët dhe në sistemin e komandimit dhe kontrollit në ARM, nuk është regjistruar shkelje e disipliniës ushtarake, as mosrespektim i rregullave nga ana e ushtarit të dyshuar profesionist. (mia.mk)