Botë

Polonia raporton numër rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

09.04.2021 12:42

Polonia raportoi 954 vdekje të tjera nga koronavirusi (COVID-19)...

Polonia raportoi 954 vdekje të tjera nga koronavirusi (COVID-19), shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
 
Autoritetet shëndetësore të vendit njoftuan se me rastet e fundit të vdekjeve, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 56.659.
 

Rreth 27.887 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në gati 2.5 milionë. Më 1 prill, vendi njoftoi një numër rekord të rasteve ditore kur 35.251 persona u diagnostikuan me COVID-19.