Ekonomi
Despotvoski: Numri i të punësuarve në ZZHIT është rritur
09.04.2021 15:18
Rritja e pagës mesatare bruto në zonat e zhvillimit teknologjiko-industriale në vitin 2020 është për 5.5 për qind

Rritja e pagës mesatare bruto në zonat e zhvillimit teknologjiko-industriale në vitin 2020 është për 5.5 për qind më e lartë krahasuar me vitin paraprak. Kështu njoftoi drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjik, Jovan Despotovski, i cili duke shpalosur të dhënat për vitin 2020 tha se edhe përkundër krizës së shkaktuar nga Covid 19, kompanitë në këto zona kanë regjistruar rezultate pozitive, por edhe kanë arritur të mbajnë numrin stabil të të punësuarve.
"Edhe në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19 numri i të punësuarve jo vetëm që mbetet i qëndrueshëm, por edhe vazhdon të rritet. Madje 60% e kompanive kanë rritur numrin e të punësuarve. Edhe përkundër numrit aktual prej mbi 14,000 të bashkëqytetarëve tanë që punojnë në këto zona, para nesh kemi edhe 7500 vende pune shtesë janë të obliguar t’i bëjnë investitorët ekzistues, pa ato me të cilat po flasim aktualisht.”,- tha drejtori i ZZHIT, Jovan Despotovski.
Trendet pozitive vazhdojnë edhe në tre muajt e parë të këtij viti, tha Despotovski, ndërsa me masat shtesë do të nxisim që këto lëvizje pozitive të vazhdojnë.
"Qëllimi ynë që me masa reale niveli i pagave mesatare të jetë mbi ato që i kemi për momentin në vend. Do të implementojmë masë të re për nxitje të hapjes së vendeve të reja të punës me të cilën jo vetëm të japim para për hapje të vendeve të reja pa kritere, por ato të jenë të ndërlidhura me një përqindje të rritjes së pagave të punonjësve në kompani.",- u shpreh drejtori i DZZHIT, Jovan Despotovski.
Despotovski tha se do të punohet në këtë drejtim pasi qëllimi është që përmes këtyre masave të veçanta t'u sigurohet qytetarëve një e ardhme në vend, e posaçërisht rinjve.
ZEKIRJA MEXHITI
