Prokuroria Themelore, bastisje në Kompaninë “Inovka Group”
Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni...

Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë kryer bastisjen në lokalet e kompanisë “Inovka Group” përmes të cilës ish sekretari gjeneral i qeverisë Dragi Rashkovski, kishte bërë furnizim me softuer për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve”.
Bastisjet janë kryer pasi Prokuroria më 18 mars bëri të ditur se kahapur lëndën në lidhje me blerjen e softuerit për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave”, i cili nuk është shfrytëzuar asnjëherë nga MPB-ja.
“Pas shkrimeve disa ditore në media në lidhje me furnizimin e softuerit nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, prokuroria hapi procedurë para hetimore, gjatë së cilës prokurori në fjalë lëshoi disa urdhra për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm. Urdhrat do të ndiqen nga hetuesit nga qendra hetimore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, informoi Prokuroria. Softueri për shkeljet në trafik, që nuk është shfrytëzuar asnjëherë, ka kushtuar 81 mijë euro.
