Maqedoni
Kovid-19, 42 të vdekur e 1174 të infektuar
09.04.2021 18:23
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 42 personave, 15 prej të cilëve vetëm në Shkup...

Nga 4 mijë e 598 teste të realizuara, 1174 persona kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë edhe për 811 persona të shëruar.
Rastet aktive aktualisht janë 22 mijë e 485 persona.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 140 mijë e 65 të infektuar, prej të cilëve 113 mijë e 430 persona janë shëruar, ndërsa 4 mijë e 150 kanë humbur jetën.
