Maqedoni
Bujqit e Gazibabës dhe Haraçinës kërkojnë kompensim për dëmet në vitin 2016 dhe 2018
09.04.2021 18:49
Bujqit e komunës së Gazibabës dhe Haraçinës kanë protestuar para qeverisë për shkak të mospagesës...

Bujqit e komunës së Gazibabës dhe Haraçinës kanë protestuar para qeverisë për shkak të mospagesës së dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në vitin 2016 dhe reshjet e shiut dhe breshrit në vitin 2018.
Nga Këshilli i Bujqve të këtyre dy komunave thonë se prej pesë muajsh kërkojnë takim me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Bytiqi, por deri tani nuk janë pranuar në takim.
