Maqedoni
Spasovski: Arrestohet një zyrtar i lartë i policisë, u kap me drogë në vlerë prej 800 mijë eurove
09.04.2021 19:15
Në një aksion policor në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për luftë kundër narkotikëve DEA...

Në një aksion policor në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për luftë kundër narkotikëve DEA është sekuestruar drogë me vlerë prej mbi 800 mijë eurosh.
Për këtë askion të policisë njoftoi vetë Ministri i Brendshëm Spasovski.
“Në një operacion të madh policor së bashku me Agjencinë Amerikane për Luftë Kundër Trafikantëve të Drogës – DEA, është konfiskuar drogë me vlerë mbi 800,000 euro, si dhe është arrestuar një oficer i lartë policie. Ne vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjikë në luftën pa kriter kundër krimit”, shkroi Spasovski në Facebook.
