TV-të nacionale krijuan asociacionin e tyre
Mediat elektronike private me koncesion nacional, në të ardhmen do të kujdesen për zhvillimin e tyre në formë të organizuar.......

Ata sot promovuan Asociacionin maqedonas për Mediume, që do të veprojë në kuadër të Odes Ekonomike të Maqedonisë.
“Pas një bashkëpunimi disavjeçar dhe mirëkuptimit se problemet në esnafin tonë janë serioze, vendosëm që ta artikulojmë zërin dhe përpjekjet tona për zgjidhjen e atyre problemeve. Bëhet fjalë për një asociacion i cili do t’i sublimojë angazhimet tona, që t’i sublimojë problemet tona të detektuara në sistemin, në ligjet dhe veçanërisht në Ligjin për Media dhe Ligjin për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele”- deklaroi kryetari i AMM-së, Ivan Mirçevski.
“Gjatë disa viteve të kaluara kishim një bashkëpunim të mirë, veçanërisht sa i përket dy ligjeve për media, me ç’rast pikërisht këta televizione ishin më të zëshme për sa i përket interesave dhe përparimit të sektorit televiziv në Maqedoni”- tha ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.
Ministri i Shoqërisë Informatike, Ivanovski, ka premtuar se do të bashkëpunojë me asociacionin jo vetëm për ndryshimet dhe plotësimet e mundshme të ligjeve që prekin këtë fushë, por edhe për zhvillimin e tyre, si dhe thithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian, ndërsa drejtori i Agjencisë për Media, Zoran Trajçevski, asociacionin e sheh si një partner në zbatimin e ligjeve. (Naim Ramadani, TVM2)
