Botë
Kosovë, 7 të vdekur e 684 të infektuar
09.04.2021 20:07
Në Kosovë janë regjistruar edhe 7 viktima të reja nga COVID-19...
Në Kosovë janë regjistruar edhe 7 viktima të reja nga COVID-19, ndërsa vazhdon të jetë i lartë edhe numri i të infektuarve.
Nga 4 mijë e 487 të testuar, janë regjistruar 684 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 702 pacientë.
Raste aktive aktualisht janë 14 mijë e 95 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 96 mijë e 896 raste të personave të infektuar.
Prej tyre, 1 mijë e 967 kanë vdekur, ndërsa 80 mijë e 834 janë shëruar.
