Botë
Shqipëri, nisën fluturimet në Rinas
09.04.2021 20:33
Pas dy ditësh pritje dhe sorollatje, Aeroporti i Rinasit hapi dyert për udhëtarët e linjave ajrore...

Mbingarkesa për shkak të bllokimit që u krijua nga mungesa e kontrollorëve u shoqërua në disa raste edhe me vonesa.
Menaxhimi i kullës së kontrollit në Rinas aktualisht kryhet nga kontrollorët turq dhe grekë, ndërsa në punë, sipas ministres Balluku, në punë janë rikthyer edhe një pjesë e mirë e kontrollorëve shqiptarë.
Në një postim në twitter, Balluku tha se plani i pengmarrjes dështoi, ndërsa bëri thirrje që drejtësia të vijojë hetimet për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarje.
