PDSH, Sadi Bexheti kandidat për të parin e Tetovës

10.04.2021 14:17

Partia Demokratike Shqiptare ka rikandiduar për të parin e Tetovës....

Partia Demokratike Shqiptare ka rikandiduar për të parin e Tetovës, Sadi Bexhetin. Bexheti rikandidimin e tij për Tetovën e sheh si kërkesë të qytetarëve dhe partisë, pasi siç shprehet ai  edhe pas 8 viteve udhëheqje nga BDI qytetarët dhe Tetova nuk kanë as kushtet elementare.

Ai kujtoi opoinonin se udhëheqja aktuale e komunës, vazhdon me problemet e vjetra, duke lënë Tetovën pa rrugë, pa ujë dhe pa infrastrukturë.

“Na mungojnë shumë gjëra tjera,së pari uji I pijshëm që vazhdon të jetë edhe problem në Tetovë. Nuk mund ti besojmë institucionit të Komunës pasi ka uzurpuar pronat,publike dhe janë zhvilluar afera koruptive me lejet e dertimit dhe shumë problem tjera, që vazhdojnë të jenë aktuale,për qytetarët e Tetovës. Nga një qytet, me kulturë të pasur dhe qytetarë të mirëfilltë me dy universitete, Tetova është shenuar  në një qytet ku asgjë nuk promovohet, si aktivitet sportiv. Do nisim me problemet që fillojnë me kaosin në komunikacion, rrugët të shkatërruar që dëmtojnë edhe xhepat tonë, pastërtia ajri i ndotur na lenë me pasoja shëndetësore” – tha Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës, Sadi Bexheti. 

Ndërkaq, i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se pret bashkëpunim me të gjitha partitë, përveç se me BDI-në, që sipas tij është përgjegjëse për këto 8 vitet në Tetovë.

“Kërkojmë përkrahjen e gjithë partive politike, përveç BDI-së, të cilin e llogarisim përgjegjëse për këto 8 vite, të shohim a do kemi sukses. Ne jemi gatshëm të bisedojmë me të gjitha partitë politike por edhe kandidati të bisedojë me forcat politike përveç me BDI-në” – tha Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Përndryshe Sadi Bexheti e ka udhëhequr Komunë e Tetovës,për një mandate në periudhën 2009-2013. (Visar Sadiki, TVM2)