Vaksinimi, imunizimi sipas prioritetit dhe të të moshuarve

10.04.2021 15:15

Edukatoret, kujdestaret e kopshteve dhe nëpunësit....

Edukatoret, kujdestaret e kopshteve dhe nëpunësit në brigadën kundër zjarrit  ishin në rradhë për tu vaksinuar sot me vaksinën ruse Sputnik.

Në fund të javës së ardhshme pritet të mbarojë vaksinimi sipas grupeve prioritare në prokurori, gjyqësor, shërbimet inspektuese  si dhe për  të punësuarit në media.

“Kemi pasur shumë rastet të nxënësve prindërit e të cilëve kanë qenë pozitiv, kështu që ne kemi kontakt me prindërit dhe duhet të mbrohemi në njëfarë mënyre”.

“Rrezik shumë i madh nga fëmijët dhe për këtë arsye  e kishim patjetër të mbrohemi”.

“Një fëmijë të infektohet duhet e tërë çerdhja të mbyllet”.

“Jemi të predispozuar ndaj rrezikut. Kjo është një mënyrë për të qenë më të lirë në kontakte”.

“Propozoj që të gjithë të vaksinohen. Asgjë s’është e rrezikshme” – thanë disa nga të anketuarit nga TVM2.

Paralelisht në pikat shëndetësore  po imunizohet  edhe grupmosha më e vjetër se 75 vjet. Nga java e ardhsme  pritet të ulet intenziteti i vaksinimit të kësaj kategorie,  thonë autoritetet.

“Besoj të ulet në 75%. Mjekët amë kanë të drejtë të caktojnë termine. Gjithçka do të varet nga interesimi i qytetarëve që duan të vaksinohen” – tha mjekja e përgjithshme, Sanja Cilevska.

Autoritetet shëndetësore presin që deri në fund të muajit të arrijnë rreth 300 mijë vaksina, prej të cilave shumica do të jenë nga Kina. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)