Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

10.04.2021 15:52

Afera “Mafija” tregon përfshirje të thellë të kreut shtetëror....

Afera “Mafija” tregon përfshirje të thellë të kreut shtetëror në krim, vlerësojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së, përderisa rrjeti i Sedat Peker po arestohet në Turqi, në Maqedoni policia e Spasovskit e mbron atë. Edhe ato shërbyes shtetërorë të cilët u burgosën për falsifikim të dokumenteve, sipas VMRO-së, janë njerëz të afërt të Spasovskit, gjë që vërteton përfshierjen e tij në këtë rast.

“Ata shërbyes të cilët janë burgosur i shohim në shoqëri të Oliver Spasovskit. Sipas buletinit të MPB-së, e burgosur për këtë rast është një grua e punësuar në shërbimin për përpunimin e pasaportave me iniciale N.Z. PIkërisht këtë person e shohim në atmosferë familjare me të parin e aferës “Mafia”, Oliver Spasovski, që qartë shihet në këtë fotografi” – tha Gjorgjija Sajkovski nga VMRO-DPMNE.

Rasti “Mafia”, LSDM: VMRO u mundua ta sabotoj aksionin policor

Por nga LSDM akuzojnë kreun e VMRO-DPMNE se u mundua të sabotoj aksionin policor, përmes shpërndarjes publike të informatave të karakrerit të klasifikuar.

Nga partia në pushtet thonë se akcioni me dokumentet e falsifikuara të udhëtimit po zbatohet për një kohë të gjatë se e njejta ka implikime ndërkombëtare.

“Për shkak të interesave personale Mickovski tentoi të rrezikoj aksionin policor dhe bashkëpunimin e policisë sonë me partnerët strategjik. Motivet dhe qëllimet për veprime të tilla duhe ti jep hetimi i pavarur dhe profesional para institucioneve kompetente. VMRO-DPMNE është simbol i dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, Mickovski është simbol i mbrojtjes së krimit dhe ajo është vërtetuar disa herë deri më tani” – DEKLAROI Martin Kostovski nga LSDM.

Falsfikimet e pasaportave sipas LSDM-së kanë ndodhur pikërisht në kohën kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE. (Ersan Pajaziti, TVM2)