Kontrabanda me kanabis, 6 persona në pranga

10.04.2021 17:04

Gjashtë persona janë arrestuar...

Gjashtë persona janë arrestuar për trafikim të paligjshëm me drogë, në vlerë prej 800 mijë euro, me destinacion Greqinë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një efektiv policie nga Prilepi. Të arrestuar në aksionin e djeshëm policor u morrën në pyetje në Gjykatën Themelore në Shkup, ndërkaq policia njoftoi se ka bastisur shtëpitë e tyre.

“Gjatë bastisjes te peroni me iniciale A.U. në banesën në Shkup është gjetur sasi e madhe armësh, municion, pjesë për armë, granata dhe barut, për të cilat do të merr kallëzim tjetër penal për vepër penale sipas nenint 396 të Kodit Penal. Ndërsa, gajët bastisjes të një banese në Manastir, te ai janë gjetur 13 600 euro dhe 50 mijë denarë, koleksion me orë luksoze, si dhe dokumete për fabrika për prodhim të marihuanës për qëllime mjeksore. Gjatë bastisjes së peronit M.Z në Kumanovë janë gjetur dy pistoleta dhe fishekë ndërsa një sasi e madhe parash janë gjetur edhe gjatë bastisjes te personi K.S. në Prilep, ndryshe nëpunës policie.” – tha Suzana Pranjiq-Talevska, nga MPB.

Më shumë dataje rreth këtij rasti publikoi VMRO-DPMNE në opozitë, e cila drejtoi një sërë pyetjesh drejt ekzekutivit.

“Një zyrtar i lartë i MPB-së i afërt me LSDM-në është i përfshirë në këtë process. Shoferi i Trajçe Zaevit, i cili është kushëriri i parë i Zoran Zaevit është i përfshirë në këtë proces, dërgesa që jozyrtarisht përflitet është nga Medikëll 420, firma për kulrtivimin e kanabisit ku, sipas të dhënave tona, mungojnë mbi 200 rrënjë dhe çështja kryesore, firmë të ngjashme në Bullgari kanë në pronësi Trajçe Zaev dhe Boban Zaev, kushërinj të parë të Zoran Zaevit.” – theksoi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE.       

Në ndërkohë ambasada amerikane konfirmoi se operacioni teknikisht është ndihmuar nga Agjencia e Amerikane për luftë kundër drogës, DEA.

 “Në këtë rast, si edhe në rastin me pasaportat, kemi punuar së bashku me MPB-në dhe kemi dhënë mbështetje teknike.”- njoftojnë nga ambasada Amerikane. Policia vazhdon kërkimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast. (Shpëtim Nuredini, TVM2)