“Covid 19”, 1.092 raste pozitive, 32 të vdekur, 2003 të shëruar
10.04.2021 18:10
Gjatë 24 orëve të fundit....

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 1.092 raste pozitive me Covid-19, nga 5.569 teste të realizuara, njofton Instituti i Shëndetit Publik.
Shumica e të infektuarve janë nga kryeqyteti, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova. NGa ministria e shëndetsisë gjithashtu njoftojnë se në 24 orët e fundit, betejën me covid19 e kanë humbur 32 pacient, kurse 2.003 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, janë realizuar 666.091 teste të koronavirusit. Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 141.157.
Jetën e kanë humbur 4.182 persona, kurse janë shëruar 115.433 të tjerë. Raste aktive në vend janë 21.542.
