Kosovë, 9 viktima dhe 571 raste me “Covid-19”
10.04.2021 18:21
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike....

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe nëntë viktima dhe 571 raste të reja me koronavirus.
Rastet e reja dalin pas testimit të 4.351 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë në Kosovë. Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 195 raste.
Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 10 prill, 2021, Kosova ka regjistruar 97.467 raste me koronavirus, 1.976 viktima dhe 81.561 të shënuar.
Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.930.
