Maqedoni
Bashkëpunojnë “Kryqi i kuq” i Maqedonisë dhe Bullgarisë
25.11.2014 16:02
“Kryqi i kuq” i Maqedonisë dhe Bullgarisë, finalizojnë projektin e përbashkët për shpëtimin në ujë. Bëhet fjalë për projekt gjashtëmujor...

“Kryqi i kuq” i Maqedonisë dhe Bullgarisë, finalizojnë projektin e përbashkët për shpëtimin në ujë. Bëhet fjalë për projekt gjashtëmujor, në kuadër të të cilit janë paraparë takime dhe trajnime në Maqedoni dhe Bullgari.
“Është një lëmi që në “Kryqin e kuq” të Maqedonisë është si organizim i kamotshëm, veprimtari e cila ka nevojë për rinovim, e cila ka nevojë për t’u mbindërtuar si veprimtari, për ta rregulluar bazën ligjore dhe për t’i adaptuar ligjet tona kundrejt normave ndërkombëtare”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i “Kryqit të kuq” të Maqedonisë, Sait Saiti.
“Projekti, që e financon Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, është gjashtëmujor dhe paraqet dy trajnime gjashtëditore dhe dy takime pune treditore. Një takim do të mbahet në Sofje dhe një në bazën e “Kryqit të kuq” të Bullgarisë. Trajnimi i dytë do të mbahet në bazën e “Kryqit të kuq” të Maqedonisë në Strugë”- tha Teodora Hristoforova-Tomova nga “Kryqi i Kuq” i Bullgarisë.
Kjo mënyrë e bashkëpunimit mund të jetë një shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal dhe në këtë drejtim sekretari i përgjithshëm i “Kryqit të Kuq” të Maqedonisë, Sait Saiti, paralajmëroi bashkëpunim edhe me Shqipërinë.
GYLTENE SINANI
