LSDM: Masat ekonomike po japin rezultate

11.04.2021 15:19

Statistikat konfirmojnë se masat për kapërcimin e krizës ekonomike...

Statistikat konfirmojnë se masat për kapërcimin e krizës ekonomike  po japin rezultatet e tyre thonë nga LSDM.

Daniela Markovska nga kjo parti tha se gjatë muajit janar eksporti dhe importi në bazë vjetore ka shënuar rritje duke ulur kështu deficitin tregtar për 29 për qind.

Sipas saj po në janar  është rritur edhe paga mesatare prej 2.7 për qind ndërsa është regjistruar  rënie graduale e shkallës së papunësisë.

“Lidhur me realizimin e masave ekonomike, implementimi i përgjithshëm i katër pakove  është 82% ose 860 milion euro, para që përfunduan drejtpërdrejt te qytetarët dhe ekonomia. Sipas treguesve ekonomikë dhe pritjeve, parashikohet që në vitin 2021 ekonomia maqedonase të kthehet në ritme të qëndrueshme të rritjes, pagat të vazhdojnë të rriten dhe papunësia të ulet.”,- tha Daniela Markovska nga LSDM.

VMRO-DPMNE: Komuna e Gjorçe Petrovit ka harruar pensionistët

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE ka akuzuar se kreu i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Naumovski, u ka premtuar çudira pensionistëve, por nuk ka arritur të siguronte asgjë për t'i mbështetur ata.

“Nuk ka asgjë nga mbështetja e premtuar për klubet e pensionistëve në bashkësitë urbane dhe lokale, rindërtimi dhe ndërtimi i klubeve të reja. Nuk ka asgjë nga formimi i ekipit profesionale që do të ofrojë kujdes falas mjekësor për personat e palëvizshëm dhe të sëmurë mbi 65 vjeç. Nuk ka asgjë në krijimin e një shërbimi për shpërndarjen falas të ilaçeve tek personat e palëvizshëm dhe personat më të vjetër se 65 vjeç.”,- theksoi Lençe Neloska nga VMRO-DPMNE.

Nuk ka asgjë as nga ndërtimi i shtëpive moderne për kujdesin e të moshuarve, nga investitorët privatë me mbështetje të komunës, shtoi Neloska. (Naim Ramadani, TVM2)