Covid-19, Evropa proteston për masat anti-Covid

11.04.2021 16:37

Në shumë vende evropiane, qytetarët kanë protestuar...

Në shumë vende evropiane, qytetarët kanë protestuar kundër kufizimeve dhe masave të marra për të ndaluar një përhapje të re të virusit.  Rreth 500 njerëz u mblodhën në rrugët e Vjenës ndërsa policia ka ngriti barriera për të parandaluar lëvizjen e demonstruesve drejt qendrës se kryeqytetit austriak.

Manifestimi i protestës u organizua pavarësisht se në fuqi në Austri vijon të jetë izolimi dhe masat e rrepta të lëvizjes në grup.

Zemërimi ndaj masave kufizuese është i lartë edhe në Zvicër. Policia arriti të shpërndajë pa problem një tubim të vogël të paautorizuar të qytetarëve rreth monumentit Tell në qytezën e vogël Altdorf.

Policia e kantonit e bëri të qartë paraprakisht se asnjë tubim nuk do të tolerohej dhe kontrolloi rrugët e hyrjes në qytezën Altdorf si dhe njerëzit që po mbërrinin me ane te transportit publik. Oficerët e policisë u kërkuan disa herë qytetarëve  të largoheshin nga sheshi. 

Edhe në rrugët e Bukureshtit me qindra qytetarë protestuan kundër masave kufizuese të vendosur nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Demonstruesit brohorisnin liri, poshtë qeveria.

“Policia arriti të mbajë plotësisht në kontroll situatën dinamike sfiduese të tubimit. Gjatë pasdites për fat të keq kemi pasur situatë ku jo gjithmonë kemi arritur të parandalojmë ose shpërndajmë tubime të mëdha njerëzish.”,- tha Gustav Planzer.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kapërcyer pragun e 135 milionë rasteve.

Sipas faqes “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në botë janë regjistruar gjithsej 135 milion e 82 mijë e  420 raste infektimi me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, Brazili dhe Indi. Për sa i përket numrit të vdekjeve, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19, MBI 2 milion persona. Të shëruarit janë mbi 108 milion.

Aktualisht, në botë ka  mbi 23 milion të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim mjeksorë. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)