Kovid-19, brenda javës 288 të vdekur në RMV
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 46 personave....

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 46 personave të moshës prej 34 deri në 89 vjeç. Kjo javë ka shënuar edhe rekordin e viktimave në vend nga Kovid-19, pasi që nga 5 prilli brenda 7 ditësh janë shënuar 288 të vdekur.
Po ashtu në 24 orët e fundit nga 3 mijë e 50 të testuar janë regjistruar edhe 687 raste të reja. Por, ashtu si edhe një ditë më parë, numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve, pasi janë regjistruar edhe 1347 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 141 mijë e 844 të infektuar, prej të cilëve 116 mijë e 780 janë shëruar, 4 mijë e 228 e kanë humbur jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 20 mijë e 836 persona. Aktualisht në Kovid qendrat në vend po trajtohen 1699 pacientë, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se ka edhe 340 krevate të lira. (Fitim Kryeziu, TVM2)
