Qeveria përgënjeshtron VMRO-DPMNE-në për pasaportat

11.04.2021 18:06

Qeveria i demanton pretendimet e VMRO-DPMNE-së....

Qeveria i demanton pretendimet e VMRO-DPMNE-së, se “kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski u kanë ndarë pasaporta të Maqedonisë së Veriut pjesëtarëve të grupit terrorist ISIS. Nga Qeveria kërkojnë VMRO-DPMNE të ndërpresë sabotimin e aksioneve të suksesshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Kjo është gënjeshtër brutale e cila ka për qëllim ta manipulojë opinionin, të pengojë që rasti të ndriçohet deri në fund dhe ta dëmtojë imazhin e institucioneve të cilat përballen me përkushtim dhe me sukses me çdo lloj të krimit. Institucionet zbuluan rast dhe asgjësuan grup kriminel, anëtarët e të cilit- të punësuar në shërbimet e MPB-së, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare kanë dhënë pasaporta përmes keqpërdorimit të identitetit të huaj”, thuhet në kumtesën nga Qeveria. Po ashtu qeveria thotë se disa ditë para se të kumtohen rezultatet nga aksioni, krerët e partisë politike VMRO-DPMNE filluan ta sabotojnë aksionin.

Këtë po e bëjnë edhe këtyre ditëve, me çka seriozisht dhe pa përgjegjësi tentojnë ta rrezikojnë procesin përmes hamendjes së opinionit me gënjeshtra.

“Qeveria pret Prokuroria të spastrojë me këto tentime për sabotim. Mbetemi të përkushtuar në luftën pa kompromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe në atë drejtim vazhdon edhe bashkëpunimi me partnerët tanë strategjik”, - thuhet në kumtesën e qeverisë.