Shqipëri, zbuten masat kufizuese

11.04.2021 18:27

Me vendim të Komitetit të Ekspertëve në Shqipëri....

Me vendim të Komitetit të Ekspertëve në Shqipëri është vendosur zbutja e masave kufizuese.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, njoftuan se kanë vendosur për zbutje të masave pas vlerësimit të situatës epidemiologjike të 6 javëve të fundit, ku vërehet një ulje e qëndrueshme e incidencës së rasteve të reja për 100 mijë banorë.

Sipas këtij vendimi, duke filluar nga e hëna, baret, restorantet dhe të gjitha bizneset në Shqipëri do të jenë të hapura deri në orën 22:00.