Botë

3 vjeçari e vret nënën e tij

25.11.2014 16:44

Një nënë 26 vjeçare është vrarë nga djali i saj 3 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara...

Shtetasja 26 vjeçare, nënë e dy fëmijëve, 3 dhe 1 vjeç, ishte duke i ndërruar pelenën vajzës 1 vjeçare, kur është qëlluar nga djali i saj 3-vjeçar, i cili e kishte gjetur pistoletën poshtë divanit të kuzhinës.
 
E plagosura u transportua me ambulancë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. 
 
Gruaja jetonte me bashkëshortin, dy fëmijët dhe nënën e saj. Ka qenë gjyshja e 3 vjeçarit ajo që e ka gjetur viktimën teksa djali 3 vjeçar u mundua të dilte nga shtëpia ende pa ardhur gjyshja e tij. 
 
VALBON BEXHETI