Botë

Policia vret 20-vjeçarin me ngjyrë, shpërthejnë protesta e përleshje në Mineapolis

12.04.2021 09:52

Vrasja e një tjetër afro-amerikani nga policia ka nxitur protesta....

Protesta dhe plaçkitje masive në periferi të Mineapolisit, pasi një person me ngjyrë u vra nga policia gjatë një kontrolli rutinë të trafikut rrugor. 

20-vjeçari Daunte Wright është personi i vrarë nga efektivët pasi u përpoq t’i ikte arrestimit. Policia nuk ka dhënë ende detaje nëse Wright ishte i armatosur apo jo.Ngjarja ka ndodhur në “Brooklyn Center”, vetëm 15 kilometra larg vendit ku një vit më parë u vra George Floyd, dhe pak ditë pasi ka nisur gjyqi ndaj efektivëve që akuzohen si përgjegjës për vdekjen e tij. Të dielën në mbrëmje rreth 500 vetë nga protestuesit u përleshën me policinë jashtë godinës së kësaj të fundit, duke bërë që të përdoren edhe tymueset. Gjatë natës është kërkuar edhe aktivizimi i Gardës Kombëtare të Minesotës, pasi në zonë po plaçkiteshin edhe bizneset lokale.