Ekonomi

KRRE: Ulet benzina, çmimi i dizelit i pandryshuar

12.04.2021 13:40

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari...

Çmimi i benzinës nga mesnata do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.
 
Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimet e derivateve për litër do të jenë: EUROPUSPER BS-95 do të shitet për 67,00 denar për litër. EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,00 denarë për litër. EURODISEL do të shitet për 58 denarë për litër. Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 57,50 (denarë/litër).