Maqedoni
Rasti Kamçev, mbrojtja: Dëshmia ndaj Kamçevit është joligjore
12.04.2021 14:40
Mbrojtja e Jordan Kamçevit kërkon që dëshmia me të cilën klientit të tij i është caktuar masa ne paraburgimit...

Mbrojtja e Jordan Kamçevit kërkon që dëshmia me të cilën klientit të tij i është caktuar masa ne paraburgimit të largohet nga procedura, pasi që i njejti është siguruar në mënyrë joligjore. Avokati Toni Menkinovski informoi se ka filluar procedurë për vërtetimin e joligjsmërisë së dëshmisë me qëllim realizimin e të drejtave të garantuara me Kushtetutë. Ai vlerëson se Agjensia për siguri nacionale ka vepruar jasht autorizimeve të saja dhe mbetet e paqarte se si Kamçev e rrezikon dhe paraqet kërcënim për sigurinë nacionale.
"Pa prezantimin e dëshmive, dhe sqarimin e saktë të përmbajtjes së tyre nuk ka gjykim të drjetë. Kjo paraqet shkelje flagrante dhe mosrrespektim të Konventës Evrpiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut në nenin 5 dhe 6. Pos kësaj dhe lëshimeve të tjera serioze për sigurimin e kesaj dëshmie, këkrojmë që kjo dëshmi në bazë të nenit 12 dhe 93 të shpallet si dëshmi e paligjshme.", tha Toni Menkinovski, avokat mbrojtës.
Menkovski potencoi se ndaj Kamçevit është kryer torturë në burg.
"5 ditë torturë klasike në sistemin e jurisprudencës, pa sjelljen e ujit edhe atë jo vetëm ati të pishëm por mungesën edhe të ujit sanitarë. 5 ditë as në Korenë Veriore ku sjelljet janë torturuese mbi të burgosurit nuk ka qenë metodë e abuzimit që të lihet njeriu pa ujë 5 ditë. Kjo është jonjerzore dhe poshtëruese dhe sigurisht se ka implikimet mbi gjendjen shëndetësore.", tha Menkinovski.
Menkinovski potencon se Kamçev i plotëson të gjitha kushtet të mbrohet në lirin. Dëshmi se ai nuk do të arratiset janë edhe dy pasaportat e tija të dorëzuara si dhe garancioni i propozuar për të cilin akoma nuk është përgjigjur gjykatan. Ndërkohë, nga gjykata penale kumtuan se është caktuar edhe 30 ditë të tjera paraburgim për biznesmenin Jordan Kamçev në rastin "Parcelat në Vodno".
FLORIJE BELULI KAMBERI
