Maqedoni
Covid 19, Filipçe: Mbi 25 mijë të vaksinuar
12.04.2021 15:00
Nga e mërkura fillon vaksinimi i personave sipas grupmoshave...

Nga e mërkura fillon vaksinimi i personave sipas grupmoshave, pasi imunizimi i personave të rrezikuar ndaj Covid 19 pritet të përfundojë të martën, infomoi ministri i shëndetsisë Venko Filipçe. Ai tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 25 mijë qytetarë, ndërsa pritet që periudhën e ardhshme të rritet numri i të vaksinuarve.
“20,000 vaksinat e mbetura Sputnik V do të shpërndahen për grupmoshat më të vjetra, ashtu siç tani po rrjedh vaksinimi me vaksinën “Astra Zeneca” nëpër vendet e vaksinimit. Unë apeloj te të gjithë që të regjistrohen në faqen e vaksinimit vakcinacija.mk që të dhënat të futen në sistemin Termini im dhe kështu të rekrutohen. Në të njëjtën kohë, mjekët amë kanë detyrim të intervistojnë pacientët e tyre, veçanërisht të moshuarit që duhet të shprehin interes për vaksinimin.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetsisë.
Covid 19, Filipçe: Ulet numri i të hospitalizuarve
Filipçe gjithashtu informoi se numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale si pasojë e virusit Covid 19 është ulur gjatë fundjavës. Por megjithatë edhe pse ka trend të tillë të uljes duhet kujdes maksimal.
“Ka kapacitet të mjaftueshëm të shtretërve të lirë spitalorë, ende zgjat sistemi i rrotacionit, koordinimit në lidhje me pranimet e pacientëve ndërmjet institucioneve, si në Shkup ashtu edhe ne mesin e spitaleve të tjera dhe atyre të Shkupit, kështu që në atë kuptim besoj se trendi do të vazhdojë, por ne ende jemi të kujdesshëm dhe syhapur e ndjekim situatën.”, tha Filipçe.
Filipçe gjithashtu tha se do të lirohet çmimi i kurimit nëpër spitalet private gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së krizës apo gjendjes së jashtëzakonshme për pacientë të sëmurë me Covid 19.
ERSAN PAJAZITI
