Ekonomi
54% e punëkërkuesve me fillore ose pa arsim, OEM: Punëdhënësit duan punonjës të kualifikuar
12.04.2021 15:19
Teksa të gjithë ankohen se nuk ka punë, sidomos në këtë kohë pandemie, të dhënat tregojnë se punë ka...

Teksa të gjithë ankohen se nuk ka punë, sidomos në këtë kohë pandemie, të dhënat tregojnë se punë ka, por punëdhënësit kërkojnë profesionistë. Si ti sigurosh të njejtët? Në rajonin e Shkupit, ka oferta, por mungojnë punëtorë me aftësi specifike të cilat kërkohen nga punëdhënësit. Edhe në rajonin e Pellagonisë kërkohen punëtorë por në treg mungojnë profile të caktuara. Në rajonin e Vardarit, nga ana tjetër, ekziston një koordinim relativisht i mirë dinamik midis ofertës dhe kërkesës. Në rajonin Juglindor ekziston një shkallë e ulët e papunësisë. MASH ka nevojë për analiza të qarta për të siguruar pikërisht arsimim adekuat sipas nevojave të këtij tregu. E këtë analiza e bën pikërisht Oda Ekonomike e mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
"Nga numri i përgjithshëm i të papunëve, sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit për vitin 2019, tregojnë se 54 përqind janë pa arsim ose me arsim fillor. Problem në tregun e punës janë pikërisht punëtorët pa kualifikim aderkuat gjë që shkakton probleme tek kompanitë të cilat nuk I mbushin dot vendet e punës.", tha Natasha Janevska nga Oda Ekonomike.
"Analiza do të identifikojë situatën e përgjithshme në nivelin lokal dhe bazuar në atë do të bëjë një parashikim të asaj që mund të presim deri në vitin 2030 për sa i përket furnizimit dhe kërkesës në mënyrë që sektori i biznesit të bëjë udhëheqës në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.", tha Blagica Novkovska, eksperte.
Rezultatet e analizës do të jenë baza mbi të cilën do të ndërtohen pozicionet e përbashkëta të sektorit të biznesit dhe shtetit. Kjo do të kontribuojë në krijimin e programeve arsimore sipas nevojave të sektorit real në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal dhe krijimin e programeve dhe masave të përshtatshme aktive të punësimit përmes Agjencisë së Punësimit.
FARIJE DAUTI BAKIU
