Maqedoni

IVAP me protesta para Qeverisë: S’kërkojmë grante, tregoni kur do na lejoni punën

12.04.2021 15:35

Organiatorëte eventeve, këngëtarë e make up artistë, protestun bashkërisht para Qeverisë....

Organiatorëte eventeve, këngëtarë e make up artistë, protestun bashkërisht para Qeverisë. Ata presin nga qeveria tu tregojë se kur do të punojnë. 
Nuk kërkuan ndihmë, por  thjesht informacion se kur do tu lejohet të hapin sallonet për evente meqë aktualisht humbjet e regjistruara,  janë shumë të mëdha. IVAP, një industri eventesh që  punëson rreth 10,000 njerëz, ka kërkuar grante mbështetje për më shumë se një vit , për shkak të një periudhe të gjatë pa asnjë angazhim. 
 
“Të dhënat nga Regjistri Qendror tregojnë një rënie të xhiros me 62 përqind në vitin 2020, dhe përveç ndihmës në gjashtë muajt e vitit të kaluar për pagat, nuk kishte asnjë mbështetje tjetër nga Qeveria , e për shkak të kësaj gjendjeje, kompanitë nuk mund të mbulojnë humbjet”, thotë Maja Babic nga IVAP. 
 
Sipas saj, të dhënat nga Regjistri Qendror treguan se asnjë kompani në këtë biznes nuk është mbyllur deri më tani dhe asnjë punonjës i vetëm nuk është pushuar nga puna. Protestat do të zhvillohen çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 15:00, derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme me Qeverinë.