Maqedoni

Çështja e shtetësisë, palët arrijnë kompromis, pr/ligji, javën tjetër

12.04.2021 15:57

Dialogu mes pushtetit dhe opozitës shqiptare rreth çështjes së shtetësisë ka rezultuar me sukses....

Dialogu mes pushtetit dhe opozitës shqiptare rreth çështjes së shtetësisë ka rezultuar me sukses. Palët janë dakorduar për zgjidhjet ndërsa tekstin e pr/ligjit do ta hartojë Ministria e Punëve të Brendshme brenda kësaj jave. Propozimi prite të hyjë në procedurë parlamentare javës tjetër.   
 
“Përfundimisht mund të them se kemi bërë hapërim serioz. Qëllimi është që deri në fund të javës të formohet teksti i ligjit dhe javës tjetër Kuvendi të deklarohet për zgjidhjen ligjore. Kështu që besoj se do të nxis tërheqjen e amendamenteve për pakon e pestë e cila nuk varet vetëm nga Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa apo pushteti ekzekutiv, varret edhe nga VMRO DPMNE.”, tha Zoran Zaev, kryeministër. 
 
“Do ta kemi edhe tekstin final të propozim ligjit për shtetësi nëpërmjet të cilit do të zgjidhim problemin edhe të qytetarëve të cilët i tangon kjo problematikë. Kjo ishte sa i përket takimit që realizuam dhe debati që bëm bashkarisht.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.
 
“Që nga fillimi kur kemi propozuar këtë ligj nuk kemi dashur në asnjë mënyrë që dikush të pësojë sikur që ndodhi me bllokimin e Parlamentit me amendamentet por ju e dini që bllokimi ynë nuk ka qenë bllokim në vete por përgjigje për bllokimin që na është bërë.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
 
Palët vazhdojnë të prezantojnë numra të ndryshme sa u përket personave pa shtetësi. Sipas partive në pushtet numri i përgjithshëm i personave pa shtetësi është rreth 3500, gjysma e tyre janë shqiptarë. Ndërsa opozita shqiptare u tërhoq nga numrat e pretenduar që ka përmendur në raste të ndryshme.
 
SHPËTIM NUREDINI