Maqedoni

Ademi: 43.321 shqiptarë kanë marrë shtetësi nga viti 1992

12.04.2021 16:14

Deputiteti i BDI-së Arbër Ademi i quan manipulime numrat që i paraqet opozita shqiptare lidhur me qytetarët e vendit....

Deputiteti i BDI-së Arbër Ademi i quan manipulime numrat që i paraqet opozita shqiptare lidhur me qytetarët e vendit që nuk kanë dokument shtetësie. Ademi siguron se asnjë qytetarë që i plotëson kushtet ligjore nuk do të ngelet pa shtetësi. Nga pavarsia e shtetit  deri më sot janë refuzuar vetëm 3.374 kërkesa, thotë Ademi.
 
"Nga vitit 1991 deri më 2021 që nga pavarsia deri më sot gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar. Ndërkohë në proces e sipër për tu pajisur me dokumentin e shtetësisë janë diku mbi 2.674 kërkesa, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë. Edhe këtë cështje, qoftë edhe një person i vetëm pa shtetësi që i plotëson kushtet do ta zgjidh sepse ka qenë një ndër pikat e para të marrëvehsjes sonë politike dhe kemi përvojë të mirë nga e kaluara në këtë drejtim.", tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së
 
Për shka të bllokadës nga opozita në kuvend kanë mbetur shumë ligje pa kaluar  ndërsa pasojat i ka vuajtur popullata pohon Ademi, duke theksuar  masat finansiare në kohë pandermie.
 
"I kutjojmë opozitës se qeveria nuk ka plan B për të shpëtuar qytetatët nga kjo krizë që ka kapluar kuvendin, nuk ka alternativë tjetër se si të ndihmojmë qytetarët apo bizneset të cilët kanë mbetur pa paga dy muajt e fundit për shkak të masave të bllokuara të pakos së pestë ekonomike, pikërisht nga opizita shqiptare.", tha Ademi.
 
Gjithsej 16 mijë punëtorë kanë ngelur pa paga për shkak të bllokimit të punës në kuvend, përkujton deputeti Arbër Ademi.
 
NERMINEMULAKI FEJZULLAHU