Maqedoni
Korrupsioni: Urbanizmi, rrezik i madh për korrupsionin
12.04.2021 16:30
Parcela përballë hotelit "Holidej in" në vend se ti kthehet pronarëve në pajtueshmëri me Ligjin për denacionalizim

Parcela përballë hotelit "Holidej in" në vend se ti kthehet pronarëve në pajtueshmëri me Ligjin për denacionalizim, shteti në bazë të ligjit për të drejtën e disponimit e shet si vend ndërtimorë, thekson kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Biljan ivanovska.
"Familja nuk ka mundur ta ktheje vendin e sajë përmes procesit të denacionalizimit, përkundrazi, një vit pas shitjes ka marrë njoftim se do të dëmshpërblehet me 600 mijë denarë për 650 metër katrorë, që është larg mendjes. Me një far mënyre sikur po shkaktohet haos në shitjen e tokës shtetërore.", tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Antikorrupsion.
Analizat e kualicionit për gjykim të drejtë tregojnë se riziqet nga korrupsioni në fushën e urbanizmit ndodhin për shkak të numrit të madh të instutucioneve kompetente në këtë fushë si dhe numrit të madh të dispozitave që rregullojnë këtë sektor.
"Është e pamundur të keni sektor për urbanizëm ku nuk do të keni numër të madh të lejeve, dokumenteve, licenca dhe autorizime të cilat duhet të ipen si dhe një numër I madh I kontrolleve të inspekcionit dhe mbykqyrjeve që duhet të bëhen dhe kjo sjell vendime diskrete të cilat mund të jenë rrezik për paraqitjen e korrupsionit dhe ndjeshjes së interesave.", tha Darko Avramoviq nga kualicioni të Gjithë për Gjykim të Drejtë.
Në komunën e Karposhit 30% e qytetarëve si problem të tyre më të madh e potencojnë ekspanzionin ndërtimorë dhe kjo është fusha ku më së shumti kërkohet ndihmë juridike pa pagesë.
"Propozimi jonë është të krijohet sisitem i integritetit ku do të avansohen procedurat të cilat do ta kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet lokale dhe njëherit do të parandalojnë keqpërdorime të ardhëshme.", tha Dançe Danillovska Bajdovska nga fonndacioni Shoqëri e Hapur.
Kryetari komunës së Karposhit thekson se për zgjidhjen e problemeve një numër I madh I qytetarëve drejtohen tek kryetari I Komunës dhe jo tek zyrtarët e administratëts që për atë punë paguhen. Ai theksoi se për lehtësimin e qasjes së qytetarëve aplikojnë metoda të reja.
"Futëm edhe disa metoda të reja për punën e komunës. Këtë parasëgjithash mendoj në digjitalizimin e një pjesë të shërbimeve përmes aplikacionit mobil dhe bashkësisë që e përdor komuna e Karposhit ku qytetarët komunikojnë në mënyrë direkte me sektorët e komunave dhe në mënyrë direktë shohin se cili është statusi I problemit që e kanë paraqitur.", tha Stefan Bogoev, kryetarë i komunës së Karposhit.
Analizat tregojnë se ështe i nevojshëm rregullim plotësues i dispozitave që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e planeve urbanisitike dhe pjesmarrjen e opinionit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
