Maqedoni

Covid 19: 34 viktima dhe 193 raste të reja

12.04.2021 18:28

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga 1.192 testime për covid 193 persona...

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga 1.192 testime për covid 193 persona raste kanë rezultuar pozitiv.
 
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 34 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
 
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.014 pacientë të shëruar.
 
Numri i përgjithshëm i të infketuarve shkon në 142.034, prej të cilëve 117.794 janë shëruar, ndërsa 4.262 kanë ndërruar jetë.
 
Numri i rasteve aktive është 19.978.