Maqedoni
OSBE dhe KH: të luftohet diskriminimi
25.11.2014 16:50
Edhe pse i pranishëm, diskriminimi në baza të ndryshme shumë vështirë mund të dëshmohet...

Mungesa e trajnimit dhe përvojës së gjykatësve për të gjykuar raste për diskriminim të paditur nga vetë viktimat e diskriminimit, bën që shumica e viktimave të mos gjejnë drejtësi dhe rasti të mbyllet pa asnjë dëmshpërblim.
“Asnjëherë nuk mund të fitojnë as satisfakcion moral dhe as material dhe atë për shkak të arsyeve të njohura, si fshehja e rrethanave, dëshmive dhe fakteve. Kjo na shtyu që të angazhohemi, të gjejmë metodën për të nxjerrë para drejtësisë kryerësit e akteve të këtilla të tmerrshme”- deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
OSBE-ja, mbështet çdo nismë që ka për synim luftën kundër diskriminimit. Lufta mund të jetë e suksesshme nëse më shumë institucione, por edhe sektori civil, bashkëpunojnë për të arritur rezultate të qëndrueshme.
“Siç e dini, misioni i OSBE-së në Shkup, për shumë vite ka mbështetur shumë përpjekje të aktorëve të ndryshëm, shoqërisë civile, institucioneve shtetërore ose praktikuesve ligjor për të trajtuar çështje të ndryshme lidhur me diskriminimin në vend”- tha Joana Kosma nga OSBE.
Për të ndihmuar zbardhjen e rasteve diskriminuese, Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur” dhe OSBE-ja përuruan publikimin Testimi i situatave, metoda për të provuar diskriminimin.
Testimi i situatave për të provuar diskriminimin ka filluar të zbatohet në Britaninë e Madhe dhe ShBA që në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.
SHPËTIM NUREDINI
