Maqedoni

Parashikimi i motit

13.04.2021 09:02

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm, por që nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Në disa vende do të fryjë erë mesatare, nga drejtimi jugor.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 9 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 20 gradë celcius.
 
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8 gradë Celsius ndërsa e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, meteorologët parashikojnë reshje të shiut, kurse të enjten pritet të ketë edhe reshje të borës.