Botë
Incident me armë zjarri në Tenesi- SHBA, 1 i vdekur, një polic i plagosur
13.04.2021 09:33
Një person ka mbetur i vdekur dhe një polic është plagosur pas një incidenti...

Një person ka mbetur i vdekur dhe një polic është plagosur pas një incidenti me armë zjarri në një shkollë të mesme në Noksvill - Tenesi.
Nuk është e qartë nëse viktima ishte nxënës i shkollës. Incidenti që u regjistrua pas orës 15:00 të së hënës ( me orën lokale) në shkollën Austin-East të hënën, ishte episodi i fundit në një serie masakrash me armë zjarri të regjistruara në SHBA javëve të fundit.
Në incidente të tjera javët e fundit, një person mbeti i vrarë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një fabrikë mobiljesh në Teksas kur një individ i armatosur filloi të qëllonte para se të arrestohej, tetë vetë mbetën të vrarë në një sallon masazhesh në Atlanta të Xhorxhias, 10 vetë gjetën vdekjen në një dyqan ushqimesh në Boulder të Kolorados, katër vetë, ndër ta një 9-vjeçar, humbën jetën kur një individ i armatosur hapi zjarr në një zyrë të shitjes së pasurive të patundshme në Orinxh të Kalifornisë.
