Policia: Vrasja e afro-amerikanit në Mineapolis, aksidentale
Dhjetëra protestues janë arrestuar, pasi dolën në rrugë pranë Minneapolis pas vrasjes së një afro-amerikani 20-vjeçar nga një oficer policie....

Dhjetëra protestues janë arrestuar, pasi dolën në rrugë pranë Minneapolis pas vrasjes së një afro-amerikani 20-vjeçar nga një oficer policie. Policia gjithashtu përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Vrasja nga policia e 20 vjeçarit afro-amerikan në Mineapolis, duket se ishte një aksident që ndodhi sepse një police përdori armën e zjarrit në vend të pajisjes me elektroshok gjatë një përleshjeje, tha të hënën shefi i policisë së qytetit.
“Bazuar në atë që pashë, në reagimin dhe shqetësimin e shprehur menjëherë nga oficerët, ishte një e shtënë aksidentale që rezultoi në vdekjen tragjike të zotit Wright”, tha shefi i Policisë së Qendrës Brooklyn, Tim Gannon.
Të shtënat e së dielës çuan në vdekjen e afro-amerikanit Daunte Wright gjatë një kontrolli makine në Qendrën Bruklin të Minesotës, jo shumë larg nga vendi ku po zhvillohej gjyqi për ish-policin e bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bëri thirrje të hënën që protestat në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit afro-amerikan në Minesota të jenë paqësore. Ai shtoi se lidhur me incidentin është i nevojshëm një “hetim i plotë”.
