Maqedoni

Pritet vendimi për lëndën “Thesari”

13.04.2021 10:44

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet vendimi për lëndën “Thesari”...

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet vendimi  për lëndën “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një firmë e Britanisë së Madhe.

 
Në fjalët përfundimtare, Prokuroria theksoi se në vend që MPB të bëjë furnizim direkt të pajises elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së nga firma “GAMA” e Britanisë së Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata janë dakorduar që furnizimi të bëhet përmes një firme tjetër ndërmjetësuese , “Finzi “ Shkup. Sipas akuzës, në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro nga buxheti i shtetit.
 
Mbrojtja tha se akuza për këtë rast është themeluar mbi supozime, se procedurën e udhëheq  paditës i paautorizuar dhe gjykatës i propozoi  të sjellë gjykim të lirë, pa marrë parasysh se prokurorët publik  nuk e kanë dëshmuar akuzën.
 
Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB Nebojsha Stajkoviq, dhe ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski. Të tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime, ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.
 
Gjykatëse në këtë rast është  Xheneta Begtoviq, përfaqësues i akuzës është PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila e ka ndërmarë lëndën nga ish PSP-ja.