Nis sot muaji i Ramazanit, viti i dytë radhazi në kushte pandemie
Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit. Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë...

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Ramazanit. Ky është viti i dytë radhazi që besimtarët myslimanë janë të kushtëzuar për shkak të masave të vendosura për parandalimin e Covid-19.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjat 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Besimtarët myslimanë fillojnë sot agjërimin dhe e përfundojnë atë më 12 maj kur besimtarët festojnë Fitër Bajramin.
