Maqedoni
Kuvendi vazhdon seancën e 32-të
13.04.2021 11:17
Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 32-të, në rend dite të së cilës kanë mbetur disa propozim vendime ligjore....

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 32-të, në rend dite të së cilës kanë mbetur disa propozim vendime ligjore, por edhe raportet vjetore për punë dhe plane financiare për punën e institucioneve shtetërore dhe trupave të pavarur rregullator.
Deputetët duhet t’i shqyrtojnë dhe të votojnë Propozim-ligjin për plotësime të Ligjit për furnizime publike, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit, për kontroll, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për dhënie të shërbimeve financiare në distancë, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mjekësi të kompletuar dhe alternative, dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për barna dhe pajisje mjekësore, të gjitha në lexim të parë.
Në rend dite janë edhe propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin njësportelësh dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje të natyrës dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ujërat, në lexim të parë, si dhe Propozimi i llogarive përfundimtare të Buxhetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, Strategjia nacionale për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave 2021-2025, Propozim-vendimi për miratim të planit financiar të transmetimit publik Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2020, Propozimi i planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, si dhe Propozimi i vendimit për vërtetim të përqindjes së kapjes nga të ardhurat e tërësishme vjetore, për financim të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.
