Botë

25 avionë ushtarakë kinezë hyjnë në hapësirën ajrore të Tajvanit

13.04.2021 11:44

25 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Tajvanit....

25 avionë ushtarakë kinezë kanë fluturuar në hapësirën ajrore të Tajvanit. Lajmi u dha nga ministria e Mbrojtjes së Tajvanit, sipas së cilës, aeroplanë përfshirë luftëtarët dhe bombarduesit bërthamorë hynë të hënën në zonën e saj të mbrojtjes ajrore (ADIZ).
 
Ky është numri më i madh i avionëve kinezë mbi hapësirën e Tajvanit dhe vjen ndërsa SHBA-ja lëshoi një paralajmërim kundër “Kinës gjithnjë e më agresive”, ndërsa Pekini e shikon Tajvanin si një provincë të shkëputur.
 
Ministria e Mbrojtjes shtoi se ata dërguan avionë luftarakë për të paralajmëruar avionët kinezë, ndërsa sistemet raketore u vendosën për t’i monitoruar ato.
 
Kina ka kryer fluturime të rregullta mbi ujërat ndërkombëtare midis pjesës jugore të Tajvanit dhe Ishujve Pratas të kontrolluar nga Tajvanët në Detin e Kinës Jugore në muajt e fundit.
 
Incidenti i fundit erdhi një ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara për veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj Tajvanit.
 
Presidenti Tsai ka thënë vazhdimisht se Tajvani është tashmë një shtet i pavarur, duke e bërë të panevojshme çdo deklaratë zyrtare.
 
Ishulli ka kushtetutën e tij, udhëheqësit ushtarakë dhe të zgjedhur në mënyrë demokratike.Kina nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin me Tajvanin.