Maqedoni
Kryeparlamentari Xhaferi uron besimtarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
13.04.2021 11:48
Kryeparlamentari Talat Xhaferi , u ka dërguar një urim publik besimtarëve islamë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kryeparlamentari Talat Xhaferi , u ka dërguar një urim publik besimtarëve islamë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
“Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të besimit islam. Më paraqet nder që në emrin tim dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju uroj ditën e parë të Ramazanit, muajit të shenjtë të solidaritetit kolektiv, muajin e pastrimit shpirtëror dhe trupor të mendimeve tona, të trupit dhe zbulimit të vlerave të vërteta të qenies së virtytshme njerëzore e cila ka respekt ndaj secilit që është i njëjtë por i ndryshëm prej tij, sepse para së gjithash, është njeri. Fryma e solidaritetit, begatitë që i sjell festa, fjala e ngrohtë dhe veprat humane le të vendosen në shtëpitë tona, në zemrat tona jo vetëm këtë muaj por, le të rrezatojnë gjithmonë dhe gjithkund ku ka nevojë për këtë, jemi njerëz dhe të vetëm jemi të dobët, bashkë, mundemi shumë.
Të nderuar bashkëqytetarë, edhe këtë Ramazan për fat të keq vazhdojmë me rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe shëndetit të të afërmve tonë nga virusi KOVID-19 dhe e di se kjo në masë të madhe e çrregullon mënyrën tradicionale të shënimit të këtij muaji, mirëpo, besimi, mendimet e mira dhe lutjet janë brenda në ne dhe ato mund ti praktikojmë edhe në mënyra alternative, mjafton të kemi dëshirë të sinqertë dhe vullnet të mirë.
Urime fillimi i Ramazanit, le të jetë me lehtësi dhe le të jetë në rrethin e ngrohtë familjar, në paqe dhe mirëqenie”, thuhet në urimin e Xhaferit.
