Maqedoni

Spasovski uron qytetarët e besimit islam për muajin e shenjtë të Ramazanit

13.04.2021 11:53

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook u uroi qytetarëve të fesë Islame dhe familjeve të tyre agjërim të lehtë...

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në profilin e tij në Facebook u uroi qytetarëve të fesë Islame dhe familjeve të tyre agjërim të lehtë në muajin e Shenjtë të Ramazanit, muajin e bindjes, durimit dhe mendimeve të mira.
 
“Ditët e Ramazanit , të pastrimit shpirtëror dhe fizik, le  t'ju sjellin paqe dhe forcim të besimit, por edhe motivim për vepra të mira, të inkurajuara nga vlerat më të larta njerëzore - njerëzimi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe solidariteti, sepse ato janë vlerat tona , vlera të  një shoqërie tonë të barabartë për të gjithë. Në të njëjtën kohë, në emër të solidaritetit, ju bëj thirrje që së bashku të kontribuoni në ruajtjen e shëndetit, përmes heqjes dorë dhe përmbajtjes,  për të treguar kujdesin më të lartë për të tjerët, me përgjegjësi ndaj të dashurve, familjes dhe bashkëqytetarëve për të vazhduar të krijoni një jetë më të mirë për secilin. Qoftë i bekuar dhe i lumtur Muaji i Shenjtë i Ramazanit!”, ka shkruar Spasovski.