Maqedoni
Çmimet në tregun e Bit Pazarit, blerësit: Çmimet ishin të larta para Ramazanit
13.04.2021 14:52
Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve....

Në ditën e parë të Muajit të Ramazanit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kishin zgjedhur tregun e Bit Pazarit për t’u furnizuar me pemë dhe perime. Por, ata ankohen se çmimet janë tejet të larta, pasi një kilogram speca shitet me çmim prej 100 deri në 130 denarë, apo një kilogram domate rreth 90 denarë.
“Ka ndryshime edhe atë shumë, çmimet janë teje të larta. Çmimet kanë qenë të njëjta si para ose mbrapa Ramazanit, të njëjtat.”,- u shpreh një blerës.
“Shtrenjtë shumë, 1kg speca 120 den.. Edhe ditët tjera çmimet kanë qenë të njëjta, ndërsa populli nuk ka para.”,- theksoi një blerës.
“Të shtrenjta.”,- potencoi një blerës.
Shitësit: Çmimet e larta kufizojnë shitjen
Edhe vetë shitësit pranojnë se çmimet janë të larta. Ata thonë se qytetarët dalin në treg, por nuk kanë mundësi që t’i blejnë të gjitha produktet e nevojshme për shkak të çmimeve.
“Interesim ka mjaftueshëm, por vetëm çmimet janë të larta, nuk ka popullin, aq mundësi ka. Çmimet janë shumë të larta, si te trangujt, domatet, specat, kështu që çmime të volitshme nuk ka.”,- theksoi një shitës.
“Dje interesimi ishte më i madh se sot. Po tani çdo ditë është njëjtë, në çmime ka lëvizje, domatja dhe speci para disa ditëve ishin me çmime më të ulëta, ndërsa tani ka lëvizje të çmimit.”,- deklaroi një shitës.
Qytetarët ankohen se tashmë është bërë traditë që gjatë festave të ketë rritje të çmimeve, sidomos të artikujve ushqimorë, që janë të nevojshëm për festa.
REJHANE BUSHI METAJ
