Maqedoni

Gyjkata Penale, 33 vite burg për të akuzuarit në rastin Thesari

13.04.2021 15:50

Gjykata Penale I shpalli fajtorë dhe dënoi me 33 vjet burg të akuzuarit në rastin “Thesari”....

Gjykata Penale I shpalli fajtorë dhe dënoi me 33 vjet burg të akuzuarit në rastin “Thesari”. I akuzuari I parë Sasho Mijalkov u dënua me 8 vjet burg, ndërsa me nga 5 vite burg u dënuan ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmësministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq. Dënim më të madh morri ish kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, me 15 vite burg.  Përveç dënimeve me burg, gjykata shqiptoi edhe konfiskim të pronës. 
 
"Gjykata u bind se të akuzuarit kishin kryer krimet për të cilat ishin akuzuar. Ata me qëllim kanë kryer veprimet kriminale dhe marrëveshjet janë lidhur në favor të FINZI DOOEL Shkup. Dëshmitari Jordan Kamchev konfirmoi rrethanat se ai ishte pronari i FINZII DOO Sad, i cili tha se Zharko Lukovski dëshironte të merrte përsipër dhe të punonte me kompaninë, kështu që ai e mbylli atë 10 vjet më parë. I pandehuri Sasho Mijalkov konfirmoi marrëdhëniet e ngushta që ai kishte me Jordan Kamçev.", tha Xheneta Bektoviq, gjykatëse.
 
Prokurori Trajçe Pelivanov kërkoi që pas shpalljes së aktgjykimit, të shqiptohet masa e paraburgimit për të dënaurit, dhe të hiqet masa e paraburgimit për rastin "FORTESA", sepse siç thotë ai, Mijalkov është një njeri i fuqishëm dhe ekziston  rrezik për arratisje.
 
"Marrë parasysh denimin me burg prej 8 vitesh për të akuzuarin Sasho Mijallkov dhe duke marr parasysh faktin që Mijalkkov është njeri I fuqishëm dhe ka ndikim të madh financiar ekziston  rrezik për arratisjen e tij prandaj propozojm të shqiptohet masa e paraburgimit për këtë çështje.", tha Trajçe Pelivanov, prokuror.
 
Avokati mbrojtës i Sasho Mijallkov, Lupço Shfrgovski kundërshtoi shpalljen fajtorë të klientit të tij dhe paralajmëroi se do ta dërgojë rastin në Apelacion. Poashtu ai kërkoi të refuzohet kërkesa për paraburgim. 
 
"Prokurori publik tha një fjali në kontekst të konstatimit se Mijallkov si njeri i fuqishëm dhe pronarë I më shumë bizneseve ka mundësi që të arratiset. Mbrojtja mendon se kjo tezë ëhtë e gabuar, kjo është arsye që të mbetet brenda shtetit.", tha Lupço Shfërgovski, avokat.
 
Prokuroria kërkoi nga gjykata që të konfiskojë pasurinë e të pandehurve në shumën e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 813 mijë euro. Prokuroria kërkoi që Mijalkov dhe Grujevski të paguajnë 179 mijë euro secili. Pastaj nga Jakimovski 114 mijë euro, dhe nga Stajkovic për të paguar 97 mijë euro. Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.
 
SANIJE DURAKU