Botë

Kosovë, 12 të vdekur e 494 të infektuar; Shqipëri, 5 të vdekur e 234 të infektuar

13.04.2021 17:22

Në Kosovë në 24 orët e fundit nga virusi Korona kanë humbur jetën 12 persona...

Në Kosovë në 24 orët e fundit nga virusi Korona kanë humbur jetën 12 persona, ndërsa në Shqipëri janë regjsitruar 5 të vdekur.
 
Nga 3 mijë e 788 të testuar në Kosovë janë regjistruar edhe 494 të infektuar derisa njëmijë e 9 pacientë janë shëruar.
 
Aktualisht raste aktive janë 13 mijë e 236 persona, nga gjithsejtë 98 mijë e 835 të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 2,008 kanë humbur jetën.
 
Në Shqipëri përveç 5 të vdekurve u regjistruan edhe 234 raste të reja me Kovid 19 nga 2 862 testime të kryera.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 634 qytetarë.
 
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.