Maqedoni

Kovid 19: 27 të vdekur 1129 të infektuar 1152 të shëruar

13.04.2021 18:14

Virusi korona u ka marrë jetën edhe 27 qytetarëve të vendit...

Virusi korona u ka marrë jetën edhe 27 qytetarëve të vendit, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar sërish mbi njëmijë të infektuar.
 
Nga 4 mijë e 45 të testuar janë regjistruar gjithsejt 1129 të infektuar. Poashtu janë regjistruar edhe 1152 të shëruar.
 
Që nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 143 mijë e 162 të infektuar, prej të cilëve 118 mijë e 946 janë shëruar, 4 mijë e 289 kanë vdekur, ndërsa në vend ka edhe 19 mijë e 927 raste aktive.
 
Ndërsa sipas institutit të shëndetit publik në përiudhën prej 5 deri më 11 prill nga 27 mijë e 329 të testuar janë regjistruar 6 mijë e 867 të infektuar apo 13,4% më pak në krahasim me një javë më parë.
 
Përqindja e rastee pozitive në këtë periudhë ka arritur nga 16,2 deri më 29,6%. Në këtë periudhë janë regjistruar 6 mijë e 112 të shëruar, që paraqet rritje prej  25,7% në krahasim me një javë më parë.
 
Në periudhën e njejtë janë regjistruar 276 raste të vdekjes apo 6,2% më shumë në krahasim me një javë më parë.