Botë

Stoltenberg: NATO-ja është në anën e Ukrainës

13.04.2021 19:32

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shfaqur shqetësimin e aleancës për zhvillimet ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën...

Stoltenberg theksoi se “Rusia duhet të ndalojë lëvizjet ushtarake, duke shprehur shqetësim mbi ato që po ndodhin së fundmi. Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që “të ndalojë provokimet dhe menjëherë të de-përshkallëzojë situatën” “Ne nuk e njohim dhe nuk do ta njohim aneksimin e paligjshëm të Krimesë”, vuri në dukje Stoltenberg, duke theksuar se NATO është në anën e Ukrainës.

Rajonet e Luhanskut dhe Ntanietskut përgjatë kufirit Ukrainë-Rusi, janë të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në 2014. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, lufta ka vrarë më shumë se 13 mijë njerëz. Të paktën 50 vdekje janë raportuar që nga fillimi i vitit, megjithëse në teori marrëveshja e armëpushimit mbetet në fuqi.

Të hënën, ushtria ukrainase njoftoi se kishte pësuar një humbje tjetër. SHBA dhe NATO i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën. Kujtojmë se veprimet ruse pranë Ukrainës ishin në qendër të diskutimit të djeshëm midis sekretarit të Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara vizitës së tij të parë në Bruksel këtë javë.